6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Mbërrin në Presidencë shkresa e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se shkresa e PS ka shkuar tashmë te Presidenti Ilir Meta.

Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.

(BalkanWeb)

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme