Mbyten 4 persona në lumenjtë Bunë, Vjosë e Drini i Zi

Katër persona janë mbytur në lumenjtë të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Katër persona janë mbytur në lumenjtë të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Fillimisht dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë Dhurim Arra 39 – vjeç, dhe 14 -vjeçari me inicialet F.P të cilët janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime.

Ndërkohë në lumin Vjosë sot është mbytur një 30-vjeçar. Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t’u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Së fundmi viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18-vjeçar i quajtur Edison Zuna. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lum ku më pas edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë për tu larë lumenjtë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24-orët e fundit u ka marrë jetën 4 personave.