Pas ndërprerjes së kerkimeve gjatë natës për shkak të të ftohtit, mëngjesin e së hënës u gjet trupi i pajetë i peshkatarit të dytë që ishte mbytur në rezervuarin e Bradomirës.
Ata kishin dalë të dielën në mëngjes për peshkim dhe vonesa alarmoi familjarët që nisën kërkimet.
Nga hetimet e para rezulton se varka është tejmbushur me ujë si pasojë e peshës së madhe gjë që ka shkaktuar edhe fundosjen në ujrat e rezervuarit i cili përdoret per vaditjen e tokave të banorëve, por herë pas here edhe si vend peshkimi për ata në vështirësi ekonomike. Sipas banorëve, dy viktimat administronin së bashku rezervuarin per kultivimin e peshkut./TCH



