Më 18 prill mbyllen aplikimet për “pagën minimale”, ja kur fillojnë aplikimet për paketën e dytë

Pak ditë më parë kreu i qeverisë, Edi Rama zbardhi paketën e dytë duke theksuar se vlera totale e saj llogaritej 70 milionë dollarë për 176 mijë përfitues.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi këtë të premte se afati i fundit për të aplikuar lidhur me “pagën minimale” është dita e shtunë 18 prill. Bëhet fjalë për përfitimin 26 mijë lekë që qeveria miratoi për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla me xhirro deri në 14 milionë lekë në paktën e saj të parë. Njëkohësisht Tatimet kanë bërë me dije se aplikimet për paketën e dytë do të fillojnë ditën e martë datë 21 prill.

“Te nderuar bashkeqytetare Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ju njofton se aplikimet per te gjithe perfituesit e paketes se pare ekonomike do te mbyllen diten e neserme date 18 Prill ne oren 12:00! Gjithashtu deshirojme t’ju bejme me dije se per te gjithe perfituesit e paketes se dyte ekonomike, aplikimet do te fillojne diten e marte ne date 21 Prill” thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Pak ditë më parë kreu i qeverisë, Edi Rama zbardhi paketën e dytë duke theksuar se vlera totale e saj llogaritej 70 milionë dollarë për 176 mijë përfitues.

Sipas Ramës do të përfitojnë 10 mijë të punësuar në turizëm ndihmë 40 mijë lekë, 66 mijë të punësuar te biznesi i madh 40 mijë lekë ndihmë dhe 100 mijë të punësuar te biznesi i vogël. Kjo ndihmë do jepet vetëm një herë.

“Paketa e parë ndihmoi në zbutjen e dhimbjeve të atyre që u goditën menjëherë. 123 mijë familje me ndihmë ekonomike që u dyfishua, biznesve të vogla u akordua ndihmë që vazhdon të jepet çdo ditë nga tatimet dhe pensionistë ve iu indeksua pensioni.

Sot pasi e kemi ndjekur dinamikën e ndihmës është momenti ta zgjerojmë , pasi plot të tjerë janë goditur drepërdrejtë dhe kërkojnë ndihmë. Sot që flasim kjo paketë e zgjeruar do të mbë shtesë 176 mijë të tjerë individë dhe familje. Të gjithë ve do t’u japim mjetin financiar për ta përballuar këtë 40 ditësh deri në fund të muajit maj. Pasi presim që deri në fund të muajit maj kurba të bjerë, duke mundësuar edhe kthimin në punë në kushte strikte. Në datat 20 dhe 25 maj do të jemi gati për paketën e tretë, për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk do të kenë të ardhura nga puna. Pra mbë shtetja do të jetë deri në fund të muajit maj.

Kategoritë që përfitojnë:

10 mijë të punësuar në turizëm do të marrin 40 mijë lekë

66 mijë punonjës që janë larguar nga biznesi i madh, do të jetë ndihma 2,64 miliard lekë dhe të punësuarit do të marrin direkt 40 mijë lekë

100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk kanë përfituar nga paketa e parë do të marrin 40 mijë lekë /Monitor