Më 23 maj raundi i dytë i votimit për presidentin e ri

Konferenca e Kryetarëve miraton 23 majin si raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Propozimi për këtë datë u bë fillimisht nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla nënvizoi gjatë fjalës së tij se të drejtën grupit parlamentar të PS-së për të propozuar emra për president, nuk ia heq dot opozita dhe nuk mund të vendosë dot kushte.

Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.