Me kallashnikov me vete, arrestohet i mituri në Kukës

Një i mitur është vënë nën prangat e policisë në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete.

Bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, forcat e policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.