Rudolf Nikolli personi i cili plagosi me thikë 5 persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e kavajës ditën e hënë, ka dal përpara trupit gjykues.
Me dorën e fashuar dhe maskë të bardhë, nikolla shihet tepër i qetë teksa pret nisjen e seancës gjyqësore për dhënien e masës së arrestit.
Në përfundim të seancës Gjykata e Tiranës e ka lënën në burg, 34-vjeçarin, i cili tre ditë më parë hyri në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugen e Kavajës dhe plagosi me thikë 5 persona. Fillimisht ai u ndalua nga besimtarët që ndodhehin në xhami e më pas u shoqërua ne polici. Hetimet për këtë ngjaeje fillimisht u kryen nga antiterrori.
Sipas gjykatës nuk fillimisht nuk mund të vendosim shtrimin në një spital psikiatrik se nuk ka prova dhe në këtë mënyrë për të parandaluar ndonje veper tjeter vendosi ta mbajë atë në burg, deri në marrjen e përgjgjes së ekspertizës për gjendjen e tij mendore.
Në dëshminë paraprake i riu përpara agjentëve të antiterrorit u shpreh se sulmin me thikë në xhami e kreu pasi prej shumë kohesh besimtarë mysliman e përndiqnin në deri në shtëpinë ku ai jetonte. Sipas tij ata e shoqëronin vazhdimisht deri në banesë duke e shiluar por asnjëherë nuk i kanë folur. Për të riun prokuria fillimisht ngruti akuzën.
e veprimeve me qëllime terroriste, pëe shkak të vendit ku edhe ndodhi krimi. Ndërkohë që janë duke u kryer edhe ekspertiza të shëndet mendor ndaj Nikollit, pasi ka dyshime se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. I riu që plagosi pesë persona, për një kohë të gjatë ka punuar si picier në Strugë, ku sipas tij ka ndihmuar një person të besimit mysliman.



