Mediu nga Vlora: Rama nuk do ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve

"Prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet"

Kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi sot një tkaim me strukturat në Vlorë. Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve.

“Klanet kriminale të kanabisit, të mbështetur nga qeveria, të lidhura tashmë me grupet kriminale të trafikut të drogës, e kanë kthyer Vlorën në vendin e larjes së hesapeve. Jeta ështe e pasigurtë dhe lidhjet e krimit me qeverinë dominojnë mbi çdo gjë.

Vlora dhe familjet e mëdha patriotike kanë bërë historinë e Shqipërisë dhe kombit. Shqipëria duhet të rikthehet në historinë e saj Europiane dhe Vlora duhet të rikthejë me forcë vlerat më të mira të saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës.

Largimi masiv i të rinjve, profesionistëve nga Vlora dhe mbarë Shqipëria, po kthehet në një dramë kombëtare, duke krijuar probleme të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve, prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë.” u shpreh Mediu.Whatsapp Image 2020 11 09 At 9.12.18 Am