Qytetarët serbë, fatkeqësisht duket se i janë gëzuar djegies së katedrales në Paris.
Madje, mediumi serb “Informer” e ka lidhur djegien e “Notre Dame” me flamurin e Kosovës.Sipas tyre ky ishte një ndëshkim nga Zoti për ta, raporton indeksionline.
“Denimi i merituar nga Zoti erdhi për pasqyrimin e flamurit të Kosovës në Katedrale” shkruan Informer.
Ky objekt të hënën pasdite është kapluar nga zjarri.Vitin e kaluar, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi kishte njoftuar se flamuri i Kosovës ndodhet në mesin e të gjitha shteteve të botës në Notre Dame.



