Meksika dhe Bolivia dhe Rusia mbështesin Maduron

Përkundër mbështetjes që SHBA, Kanadaja dhe disa vende të Amerikës Jugore shprehën për liderin opozitar Juan Guaido, Meksika dhe Bolivia dhe Rusia theksuan se vazhdojnë të njohin Maduron si president të Venezuelës

Pasi kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, shpalli veten si “president i përkohshëm” i vendit, Meksika dhe Bolivia, përkundër njohjes së tij nga SHBA, Kanadaja dhe disa vende të Amerikës Jugore, njoftuan se do të vazhdojnë të njohin presidentin Nicolas Maduro dhe qeverinë e tij si përfaqësues legjitim të Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, në një deklaratë në Twitter ka shkruar se Venezuela po përballet me një sulm imperialist, duke shprehur solidarizim me popullin e Venezuelës.

“Ne ndodhemi pranë popullit të Venezuelës dhe Nicolas Maduros në këto orë kritike, ku kthetrat e imperializmit kanë kapur në fyt demokracinë dhe të drejtën që popujt e Amerikës Jugore të përcaktojnë fatin e tyre. Që këtej e tutje, popujt e Amerikës Jugore nuk do të jenë më si oborri prapa shtëpisë së SHBA-së”, ka thënë Morales.

Ndërkaq, Jesus Ramirez Cuevas, zëdhënësi i presidentit të Meksikës Manuel Lopez Obrador, ka theksuar se do të vazhdojnë të njohin Maduron si president i Venezuelës.

“Do të vazhdojmë qasjen tonë të paanshme në krizën e Venezuelës. Qeveria e Meksikës po ndjek nga afër situatën në Venezuelë. Aktualisht, nuk ka ndonjë ndryshim në marrëdhëniet tona me vendin dhe qeverinë”, është shprehur Cuevas duke folur për televizionin “Mileno”.

Ndryshe, Guaido shpalli sot veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas.

“Për t’i dhënë fund uzurpimit të qeverisë, për të formuar qeverinë kalimtare dhe për të organizuar zgjedhje të lira, betohem për të marrë përsipër detyrën e presidentit të Venezuelës”, tha Guaido gjatë fjalimit të tij në protestë.

Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbështet Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Po ashtu, edhe Kanadaja dhe vendet e amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguaji, kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.

Kohë më pas, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në, të cilën e akuzoi për “organizim të puçit kundër qeverisë legjitime” të vendit të tij, dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga Venezuela.

Nënkryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme i Këshillit të Federatës Ruse, Andrey Klimov, tha se Rusia e njeh Nicolas Maduron si president të Venezuelës dhe se nuk do të ketë ndonjë ndryshim në këtë qëndrim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, Juan Guaido, si “president të përkohshëm” të vendit, Klimov tha se Maduro është zgjedhur në mënyrë legjitime si president i Venezuelës.

“Edhe Rusia e njeh Maduron si president i Venezuelës i zgjidhur në mënyrë legjitime dhe nuk do të ketë ndryshim në këtë qëndrim”, u shpreh Klimov.