“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, reagon Ministria e Jashtme, kërkon përgënjeshtrimin e lajmit nga ambasadori rus

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka reaguar lidhur me disa lajme ruse se në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë.

Lidhur me këtë lajm, është kërkuar takimi me ambasadorin e Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar dhe përgënjeshtrimi i lajmit.

Njoftimi zyrtar:

MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.