Merkel, “mbretëresha e Europës”, drejt largimit menaxhuesja më e mirë e krizave botërore

Kritikët më të vendosur të Merkel tashmë janë kthyer në admirues të punës së saj, pasi udhëhoqi Gjermaninë përmes krizës financiare globale, krizës së borxhit në zonën e euros dhe krizës së emigracionit; tashmë ajo mbetet në krye të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Është një leksion që shumë politikanë, kryesisht meshkuj, e kanë mësuar në mënyrën më të vështirë gjatë 15 viteve të fundit: mos nënvlerëso kurrë Angela Merkel.

Kancelarja gjermane përgatitet të largohet nga jeta politike gjatë këtij viti, pasi çimentoi pozicionin e saj si një ndër liderët më të suksesshëm të botës. Gjatë mandateve të saj, është përballur me 5 kryeministra të ndryshëm britanikë, 4 presidentë të Francës, 7 kryeministra të Italisë dhe për pak ditë edhe me 4 presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht historikut të saj, Merkel, udhëheqësja e ekonomisë së katërt më të madhe në botë, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës politike duke e provuar veten.

Homologët e saj janë përpjekur ta mposhtin apo edhe ta poshtërojnë. Vladimir Putin një herë solli një qen Labrador në takimin e tij me Kancelaren, e cila ka shumë frikë nga qentë. Donald Trump i tha asaj se ishte budallaqe. Silvio Berlusconi një herë e la atë duke pritur për 15 minuta ndërsa ai bisedonte në telefon.

Kur ajo u bë gruaja e parë që mori detyrën e lartë të Gjermanisë në 2005, shumë e konsideruan atë shumë të papërvojë dhe jo karizmatike për të vazhduar. E zgjedhur si lidere kalimtare, shpejt do të provonte se aftësitë ishin shumë të mëdha saqë qëndroi në drejtim të partisë së Unionit Kristiandemokrat CDU për 18 vite.

Kritikët më të vendosur të Merkel tashmë janë kthyer në admirues të punës së saj, pasi udhëhoqi Gjermaninë përmes krizës financiare globale, krizës së borxhit në zonën e euros dhe krizës së emigracionit; tashmë ajo mbetet në krye të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Shpesh ka vepruar si zëri i arsyes dhe krijuese e marrëveshjeve. Analistët e cilësojnë shpesh Merkel si “mbretëreshë” të Europës dhe për shumë është mishërimi i lideres perfekte. Dorëheqja në 2018 trazoi jo vetëm politikën gjermane, por edhe atë europiane e botërore.

Së fundmi u zgjodh Armin Laschet si pasuesi i saj, pasi zgjedhja e parë, Annegret Kramp-Karrenbauer, dështoi pa nisur punën. Boshllëku që lë Merkel duket që është mjaft I madh, ndërsa bota që po lë pas është mjaft e trazuar.

“Kancelarja e përjetshme” është e vendosur të tërhiqet përgjithmonë nga politika, edhe pse thirrjet ndaj saj janë të shumta që të marrë në dorë poste të rëndësishme të Bashkimit Europian.