Merret vendimi për studentët, rikthim në auditorë, apo online?

Arsyet e vendimit, Rakacolli i shpjegoi duke i argumentuar me rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi sot se pas diskutimeve është vendosur që edhe për një periudhë kohe studentët do të vijojnë mësimin online. Arsyet e vendimit, Rakacolli i shpjegoi duke i argumentuar me rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Krahas orës policore dhe ndërprerjen e fluturime me Britaninë, menduam që edhe mësimi në universitet të vijojë online. Qëndrimi në konvikte e shton rrezikun e infeksionit dhe mund të shndërrohen në vatra.

Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e universiteteve janë të përqendruara në Tiranë, ardhja e studentëve dhe shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni edhe në ato qytete që e kemi në kontroll situatën. 

Pas diskutimeve të shumta, vendosëm që në të mirë ta vazhdojmë edhe pak këtë, pasi është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve dhe të shëndetit publik. Nuk është vendim i marrë vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës” tha ajo.