Mesfushori i Juventus rezulton i infektuar me CoVid-19

Matuidi, 32 vjeç, është lojtari i dytë i Juve që konfirmohet të ketë virusin CoVid-19, pas qendërmbrojtësit Daniele Rugani i cili u infektua javën e kaluar.

Mesfushori i Juventus, Blaise Matuidi ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer për koronavirus.

Klubi i Serie A thotë se fituesi i Kupës së Botës në Francë ka qenë në izolim vullnetar që nga 11 marsi. Sipas klubit të Juventus Matuidi deri më tani nuk ka shfaqur simptoma.

Matuidi, 32 vjeç, është lojtari i dytë i Juve që konfirmohet të ketë virusin CoVid-19, pas qendërmbrojtësit Daniele Rugani i cili u infektua javën e kaluar, shkruan Dita.

E gjithë veprimtaria sportive vendase në Itali është pezulluar deri në të paktën 3 prill.