Mësimi online fillon edhe në universitete, urdhri nga ministrja Shahini

“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, nënvizon Shahini ndërsa përgëzoi universitetin për nismën e ndërmarrë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi pak më parë se pas mësimeve online për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, ka filluar mësimi në këtë mënyrë dhe për universitetet.

“Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, njofton në rrjetin e saj social Facebook, Ministrja Shahini.

“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, nënvizon Shahini ndërsa përgëzoi universitetin për nismën e ndërmarrë.

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple, transmeton A2News.