Meta dekreton për rishqyrtim në kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Arsyeja e kthimit në kuvend sipas Presidencës është ndryshimi dhe shtimi i disa çështjeve të tjera.

Njoftimi i Presidencës:

23 Tetor 2020 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T

“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’,
I NDRYSHUAR’”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe pjesë përbërëse e tij.

Nr. Dekretit 11797
Tiranë, më 22.10.2020