Meta pret ish-presidentin Ivo Josipoviç: Miqësia shqiptaro-kroate me të ardhme të shkëlqyer

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka takuar sot ish-presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç.

Ka qenë Meta që ka postuar një foto me Josipoviç. Sipas Metës, Miqësia shqiptaro-kroate është jo vetëm historike dhe e fortë, por edhe me të ardhme të shkëlqyer.

“🇦🇱🤝🇭🇷 I lumtur të pres në Tiranë ish-Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç.
Miqësia shqiptaro-kroate është jo vetëm historike dhe e fortë, por edhe me të ardhme të shkëlqyer.”, shkruan Meta.