Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se ai është kundër vandalizmit, megjithatë, kritikoi forcën joproporcionale që policia franceze përdoruri gjatë protestuesve të “Jelekëve të verdhë”.
Duke folur në ceremoninë e ndarjes së “Çmimeve të Gazetarisë për Vitin 2017” dhe të “Çmimeve Hasan Ozkay për Konkursin e Fotografisë” që u organizua nga Shoqata e Gazetarëve në Antali, kryediplomati turk preku edhe në ngjarjet e fundit që u jetuan në Francë.
Duke vënë në dukje se në protestat e organizuara të shtunën në mbarë Francën janë ndaluar 1 mijë e 200 persona, ministri Çavusoglu tha se Turqia asnjëherë nuk përkrahu vandalizmin, megjithatë kur vandalizmi ndodhte në Turqi është parë se vendet evropiane e mbështetën fuqishëm atë përmes OJQ-ve, politikanëve dhe shtypit.
“Turqia mbetej në agjendë çdo ditë. Sot ka demonstrata në Francë, herë pas here i shohim ata duke shkuar ekstrem. Ne jemi kundër vandalizmit, por forca joproporcionale e përdorur nga policia franceze është me të vërtetë një mësim. Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve evropiane është gjithashtu një mësim. Qëndrimi i shtypit në këtë kontekst është një fatkeqësi e plotë. Kjo është ajo që ne e quajmë ‘standarde të dyfishta’. Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi”, tha Çavusoglu.
Ai vuri në dukje se vendet e tjera evropiane nuk ngritën shumë kritika ndaj dhunës së policisë, ndërsa kritikoi me fjalët: “Çfarë thotë perëndimi për këtë? Ata këtë e quajnë solidarizim. Për çfarë është ky solidarizim? Ata thonë se është vend anëtarë i BE-së, është fqinji ynë dhe duhet të solidarizohemi”.
Ministri Çavusoglu shtoi se Franca duhet të kritikohet për zbatimin e politikave që shkelin standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, ndërsa uroi që ngjarjet e dhunshme në Evropë të marrin fund sa më parë.
Shefi i diplomacisë turke gjithashtu vuri në dukje se stabiliteti i këtyre vendeve është i rëndësishëm edhe për Turqinë.
“Kontinenti i Evropës, pjesë e të cilit jemi edhe ne, ka probleme dhe çështje që janë të pakëndshme. Megjithatë, ai është ende kontinenti më i qëndrueshëm, i sigurt dhe ekonomikisht i zhvilluar në krahasim me botën. Ne duam që ai të mbetet në atë mënyrë dhe të avancohet edhe më tej, gjë që është në dobinë tonë gjithashtu”, tha Çavusoglu.


