Sipas New York Times, Presidenti Trump i ka dhënë afat Microsoft të blejë TikTok brenda 45 ditëve të ardhshme ose përndryshe do të mbyllet.
Konkretisht TikTok duhet të shesë operacionet Amerikane deri më 15 Shtator ndërsa Trump mbetet i hapur për blerjen e tij nga Microsoft.
“Nuk më intereson nëse është Microsoft apo dikush tjetër, mjafton të jetë një kompani e sigurte, një kompani Amerikane që e blen,” kishte thënë Trump për reporterët.
Në një postim në blog ditën e djeshme Microsoft konfirmoi se është në bisedime për blerjen e TikTok. Nëse marrëveshje arrihet, TikTok në SHBA, Kanada, Zelandën e Re dhe Australi do ti kalojë Microsoft.
Edhe pse kompania pas aplikacionit ByteDance ka mohuar lidhjet me qeverinë Kineze, zyrtarët Amerikanë janë skeptikë. Jo të gjithë janë të kënaqur me zgjidhjen e ofruar.
Të tjetër janë për bllokimin e çdo aplikacioni Kinez përfshirë edhe WeChat nga Tencent. /PCWorld Albanian