Mike Pompeo kërkon nga Britania Madhe që të rishikohet vendimi për Huawein

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje sërish Britanisë të shqyrtojë vendimin për t’i lejuar kompanisë kineze, Huawei rol të kufizuar në rrjetin e gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G), duke tërhequr vëmendjen se informacioni amerikan mund të kalojë vetëm përmes rrjeteve të besueshme.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje sërish Britanisë të shqyrtojë vendimin për t’i lejuar kompanisë kineze, Huawei rol të kufizuar në rrjetin e gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G), duke tërhequr vëmendjen se informacioni amerikan mund të kalojë vetëm përmes rrjeteve të besueshme,raporton Top Channel.

“Ekziston mundësia që Mbretëria e Bashkuar të rishikojë zbatimin e këtij vendimi. Më pas është e rëndësishme që të gjithë ta dijnë se ka shumë punë që duhet të kryhet nga kompani private në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për t’u siguruarar se ato vazhdojnë të jenë konkurente të vërteta kundër Huaweit”, u ka thënë Pompeo gazetarëve.

“Ne do të sigurohemi që kur të bartet informacioni amerikan nëpër rrjete, neve të na garantohet se rrjeti është i besueshëm. Ne do të punojmë me Mbretërinë e Bashkuar. Ne u kemi bërë atyre thirrje që të marrin vendim tjetër nga ai që kanë marrë dhe do të bisedojmë se si të veprojmë”.

Pompeo pritet të arrijë në Londër më vonë gjatë ditës së mërkurë.

Ai pritet të takohet me homologun e tij britanik, Dominic Raab, si dhe kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson.

Qeveria amerikane ka shtuar në listë të zezë kompaninë kineze, Huawei vitin e kaluar, duke ndaluar shitjet e produkteve të kësaj kompanie në territorin e Shteteve të Bashkuara, me arsyetimin se përbën rrezik për sigurinë kombëtare.