Për shkak të koronavirusit të ri pjesa më e madhe e qyteteve italiane në mesin e të cilave edhe Milano janë të boshatisura, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Itali është regjistruar numri më i madh i rasteve të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Evropë edhe atë 631. Miliona italianë kanë ngelur në shtëpi duke iu përmbajtur masave që kanë dhënë autoritetet e këtij vendi.
Zakonisht i mbushur me turistë, qyteti italian Milano është gjysmë i boshatisur pasi Qeveria zgjeroi masat e karantinës në mbarë vendin në luftën kundër koronavirusit.
Në vendin më të vizituar të Milanos, sheshi “Duomo” ka zvogëluar numrin e turistëve, ndërsa disa atraksione turistike janë plotësisht të mbyllura.
Mbi 5 milionë persona vizitojnë “Duomo”-n çdo vit, njofton “Culture Trip”. Por, tani sheshi është pothuajse bosh nga frika e Covid-19.



