“Mini-shengeni”, Rama: S’është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, s’ka arsye që Kosova të vetëpërjashtohet

Pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori kryeministri Edi Rama.

Pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori kryeministri Edi Rama.

“Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por të përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se palët u dakordësuan që me 21 dhjetor të zhvillohet mbledhjen e radhës në Durrës, raporton Topë Channel.

“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Nuk ka arsye që Kosova papritur të vetëpërjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është mini-shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”, u shpreh Rama.

“Besoj se paqja është e ndërlikuar, por është proces që ia vlen. E kam predikuar bashkëpunimin rajonal që ditën e parë që jam bërë kryeministër. Sa më mirë të jetojnë njerëzit, aq më shumë gjasa ka të zgjidhen problemet e së shkuarës. Kosova është e mirëpritur në mbledhjen e radhës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.