Ministri Çavuşoğlu pret në takim kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka pritur në takim kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë, Khalid al-Mishri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, në postimin e tij në Twitter, rikujtoi se se al-Mishri së fundmi ka qenë në vizitë në Turqi në muajin shtator.

“Me Mishri biseduam gjendjen aktuale politike dhe zhvillimet e fundit. Dëshira jonë e vetme është që në Libi të mbizotërojë stabiliteti, prosperiteti dhe paqja. Me këtë synim vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj vëllezërve libianë”, shkroi kryediplomati turk.