Ministri i Jashtëm izraelit anulon vizitën në Dubai

Katz anuloi vizitën e tij në Dubai për shkaqe sigurie

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka anuluar vizitën në Dubai këtë muaj për shkaqe të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Jerusalem Post”, Izrael Katz, i cili njëkohësisht është edhe si ministër i inteligjencës, ishte planifikuar të marrë pjesë në takimet Gjirit që do të realizoheshin në mes të muajit përpara “Expo 2020 Dubai”.

Disa diplomatë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se Katz e shtyu vizitën pas “udhëzimeve të zyrtarëve të sigurisë” në vazhdën e rritjes së tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror me dron në Irak në fillim të këtij muaji.

Një diplomat tjetër, i cili gjithashtu kërkoi të mbetet anonim, tha se Izraeli po merr masa paraprake që Irani të mos përpiqej të vinte në shënjestër ministrin Katz në takimet e Gjirit si pjesë e hakmarrjes kundër aleatit të tij amerikan. Diplomati nuk ka përmendur prova për të treguar ndonjë kërcënim specifik.

Lajme të ngjashme