Ministri i Jashtëm turk diskuton me homologët e tij çështjen e Mesdheut

Zhvillimet e fundit në rajon u diskutuan me anë të telefonatave...

Ministri i jashtëm turk bisedoi me anë të telefonit të premten me homologët e tij sllovak, slloven, rumun dhe maltez mbi zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor.

Mevlut Cavusoglu diskutoi zhvillimet me ministrin e jashtëm sllovak Miroslav Lajçak, ministrin e jashtëm të Sllovenisë Miro Cerar, Ministrin e Jashtëm rumun Teodor-Viorel Meleskanu dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Carmelo Abela, sipas burimeve diplomatike.

Bisedimet erdhën pasi Bashkimi Evropian pretendoi se aktivitetet e lidhura me hidrokarbure nga Turqia në Mesdheun Lindor janë të paligjshme dhe se do të marrnin masat e duhura.

Deklarata tërhoqi kritika të ashpra nga Turqia dhe Ministria e Jashtme lëshoi një deklaratë të mërkurën duke e hedhur poshtë atë.

Përfaqësuesit e vendeve të BE-së ende po negociojnë mbi masat e mundshme dhe teksti i fundit pritet të miratohet në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së më 15 korrik.