Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me homologun e tij iranian Hossein Amirabdollahian.
Sipas tij ka qenë ministri iranian ai që e ka telefonuar, ndërsa diskutimi kryesor kanë qenë pretendimet e furnizimit të Rusisë me armë.
Kuleba tha se kishte kërkuar që Teherani të ndalonte dërgimin e armëve në Rusi, gjë e cila është hedhur poshtë nga këta të fundit.
“Kërkova që Irani të ndalojë menjëherë fluksin e armëve drejt Rusisë të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, tha ai.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Iranin për dërgimin e dronëve “kamikaze” në Rusi, të cilët më pas janë përdorur duke shkatërruar zonat e ndryshme



