Ministri turk i mbrojtjes takon homologun rus

Dy ministrat pritet të diskutojnë zhvillimet në Siri para samitit trepalësh që do të mbahet në Soçi, gjendja në rajon, në veçanti në Idlib si dhe zhvillimet në terren

 Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, takoi në Ankara homologun e tij rus Sergey Shoygu, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoygu, i cili arriti në Turqi me ftesë të ministrit Akar, u prit me ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takim merr pjesë edhe shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Turqisë, Hakan Fidan.

Siç është njoftuar më herët nga burime të ministrisë, dy ministrat pritet të diskutojnë zhvillimet në Siri para samitit trepalësh që do të mbahet në Soçi, gjendja në rajon, në veçanti në Idlib si dhe zhvillimet në terren.