Ministri turk, Kurum, viziton institucionet turke në Shqipëri

Kurum u informua nga përfaqësuesit e TIKA-s, Institutit Yunus Emre dhe Fondacionit Maarif lidhur me punimet që këto institucione kryejnë në Shqipëri

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ka vizituar ambasadën turke në Tiranë, si dhe institucionet dhe organizatat turke që veprojnë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimisht ministri Kurum u takua me studentët e Universitetit New York Tirana (UNYT) të Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV).

Më pas, Kurum u informua nga përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Institutit Yunus Emre (YEE) dhe Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) lidhur me punimet që këto institucione kryejnë në Shqipëri.

Pas takimeve në këto tre institucione, ministri Kurum vizitoi Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Ndeshje futbolli në ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë po ashtu u zhvillua një turne i bamirësisë me sloganin “Luajmë dhe ndërtojmë së bashku”, ndërsa të ardhurat nga biletat do të dhurohen për familjet e prekura nga tërmeti.

Ky aktivitet u zhvillua nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë me mbështetjen e Federatës Futbollit të Shqipërisë. Në këtë mini-turne morën pjesë ish-futbollistë të ekipeve kombëtare të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë.

Në ndeshje luajti edhe kreu i TOKI-t, Ömer Bulut

Në kuadër të turneut të zhvilluar, në gjysmë finale u përballën ekipet Turqi-Greqi dhe Shqipëri-Itali.

Në ekipin turk me trajner Rüştü Reçber luajtën futbollistët Serdar Kulbilge, Bülent Korkmaz, Cihan Haspolatlı, Emre Aşık, Faruk Atalay, Hasan Kabze, Mehmet Aurelio, Mehmet Yılmaz, Tuncay Şanlı, Ümit Karan dhe Volkan Arslan.

Ministri turk Kurum, para ndeshjes Turqi-Greqi bashkëbisedoi me futbollistët dhe më pas ndoqi ndeshjen së bashku me ambasadorin turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük dhe delegacionin shoqërues.

Gjithashtu në ndeshje luajti edhe kreu i Administratës së Zhvillimit të Strehimit Publik të Turqisë (TOKI), Ömer Bulut.

Italia në penallti mundi Shqipërinë dhe u përball në ndeshjen finale me Greqinë, e cila mundi Turqinë me rezultatin 1-0. Në ndeshjen finale ekipi italian doli fitues i këtij turneu.

Lajme të ngjashme