Ministrja e Arsimit zbulon datat e provimeve të maturës, kur do të rikthehen maturantët në shkollë

Ajo tregoi se provimet e maturës do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp tregoi se maturantët do të rikthehen në shkollë në datën 18 maj deri në 5 qershor.

Ajo tregoi se provimet e maturës do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit, datë 29. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social.

Provimet e maturës nuk do të përfshijnë mësimet e marra këto ditë nga shtëpia. Provimet do të zbatohen në datë 8 dhe 18 qershor. Do të ketë lehtësira për realizimin e provimeve por do të ketë zero tolerancë për kopjimin në provim”, u shpreh ministrja./ CNA.al