Ministrja Kushi takon ambasadorin e Turqisë në Tiranë

"Shpreha mirënjohjen e thellë për asistencën që populli mik turk ka dhënë sidomos kohët e fundit duke na mbështetur në forma të ndryshme menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe gjatë pandemisë COVID-19. Miku i mirë, në ditë të vështirë", tha Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi, ka realizuar një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Kushi ka theksuar se në takimin e zhvilluar me ambasadorin turk ka shprehur mirënjohjen e saj për ndihmën e popullit turk pas tërmetit të vitit të kaluar dhe gjatë pandemisë.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për asistencën që populli mik turk ka dhënë sidomos kohët e fundit duke na mbështetur në forma të ndryshme menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe gjatë pandemisë COVID-19. Miku i mirë, në ditë të vështirë”, shkruan Kushi.

Ajo thekson më tej se “Ambasadorit i përcolla gjithashtu falënderimet më të sinqerta për qeverinë turke në lidhje me bursat e akorduara çdo vit për studentët shqiptarë që shkojnë me studime në Turqi, sikurse ofrova gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të zhvilluar më tej projekte në interes të përbashkët të dy vendeve tona”.

Evis Kushi mori zyrtarisht detyrën e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë më 24 shtator të këtij viti.