“Miqësia Turqi-Shqipëri në 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë”

Në video shfaqen pamje nga vizitat e rëndësishme mes udhëheqësve dhe përfaqësuesve të të dy vendeve, nga mbështetja dhe ndihma e ofruar ndaj Shqipërisë në shumë fusha, si dhe projektet dhe programet e përbashkëta nga dy vendet mike...

Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, ambasada turke në Tiranë ka publikuar një video ku shfaqen lidhjet e gjata midis Turqisë dhe Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videon e postuar në rrjetet sociale shfaqen pamje nga vizitat e rëndësishme mes udhëheqësve dhe përfaqësuesve të të dy vendeve, nga mbështetja dhe ndihma e ofruar ndaj Shqipërisë në shumë fusha, si dhe projektet dhe programet e përbashkëta të realizuara nga këto dy vende mike.

Kujtojmë se nesër, më 29 tetor, Turqia shënon 97-vjetorin e shpalljes së Republikës. Në Turqi, si dhe në përfaqësitë e vendit në mbarë botën me aktivitete të ndryshme shënohet kjo ditë si festë kombëtare.

Shpallja zyrtare e Republikës së Turqisë nga Kemal Ataturk u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë. Në një votim që u zhvillua më pas në Asamblenë e Madhe Kombëtare, Ataturku, një burrështetas revolucionar, me një votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, vendi çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës.