Miratohet fondi prej 580 milion lekësh për kompensimin e pronarëve

Qeveria thekson se për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Qeveria miraton fondin prej 581.5 milion lekësh me qëllim kompensimin e pronarëve të tokave, mbi të cilat janë ndërtuar dhe sëfundmi legalizuar ndërtime.

Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, fondi në fjalë parashikohet të përdorët për kompensimin e pronarëve në qytetet Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e Stimuluara.

Qeveria thekson se për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Vendimi i plotë

V E N D I M

PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e Stimuluara.

2. Masa e kompensimit është 62 695,3 (gjashtëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë presje tre) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 581 538 573,55 (pesëqind e tetëdhjetë e një milionë e pesëqind e tridhjetë e tetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre presje pesëdhjetë e pesë) lekë, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, do të veprohet, si më poshtë vijon:

a) Për pronat me numrat rendorë sipas kolonës 1, të shtojcës 1, përkatësisht, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7, nr.8, nr.9, nr.10, nr.11, nr.14, nr.15, nr.16, nr.17, nr.18, nr.51, nr.56, nr.92, nr.93, nr.169, nr.174, nr.177, nr.178, nr.182, nr.186, nr.187, nr.188, nr.201, nr.210, nr.211, nr.213, nr.214, nr.218, nr.219, nr.234, nr.256, nr.257, nr.260, nr.261, nr.268, nr.276, nr.284, nr.285, sipas seksionit të veçantë (kolona 17), shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

b) Për pronën me numër rendor 195, sipas kolonës 1, të shtojcës 1, sipas seksionit të veçantë (kolona 17), shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pa përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas pikës 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e Stimuluara, kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.