Miratohet shkarkimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Para votimit, në parlament u prezantua raporti i komisonit të posaçëm hetimor, sipas të cilit, Presidenti ka shkelur 16 herë Kushtetutën

104 deputetë kanë votuar pro shkarkimit të presidentit të Republikës Ilir Meta. 7 deputetë kanë votuar kundër ndërsa 3 kanë abstenuar.  Kjo është hera e parë në histori që parlamenti shkarkon presidentin.

Para votimit, në parlament u prezantua raporti i komisonit të posaçëm hetimor, sipas të cilit, Presidenti ka shkelur 16 herë Kushtetutën; raport mbi të cilin u bazua edhe vendimi i mazhorancës për shkarkim.

Çështja pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, që do të vendosë nëse vendimi i parlamentit ishte i bazuar në ligj ose jo.