Mjekësi mes mykut; Në Babicë të Vlorës, ambulanca jashtë çdo kushti

Jo më shumë se pesë kilometra në lindje të qytetit të Vlorës ndodhet fshati Babicë me mbi 3 mijë banorë. Për problemin më të vogël shëndetësor, banorët e zonës duhet t’i drejtohen qytetit të Vlorës, pasi qendra shëndetësore e këtij fshati është e amortizuar.

Jo më shumë se pesë kilometra në lindje të qytetit të Vlorës ndodhet fshati Babicë me mbi 3 mijë banorë. Për problemin më të vogël shëndetësor, banorët e zonës duhet t’i drejtohen qytetit të Vlorës, pasi qendra shëndetësore e këtij fshati është e amortizuar,raporton Top Channel.

Ndërsa për të shkuar në këtë qendër duhet të kalosh në një rrugicë që për të sëmurët është mundim i tepërt.

Qendra plot lagështi dhe me mure të çara të sëmur më keq. Ndërsa uji mungon prej 4 vjetësh. Këtu mjekja dhe një infermiere mbushin recetat për shërbime të mëtejshme në qytetin e Vlorës.

Sipas mjekes medikamentet e urgjencës nuk mungojnë, por të sëmurët zgjedhin spitalin e Vlorës në raste urgjente, sepse më parë shkonin në spitalin e Vlorës sesa të hysh nëpër këtë rrugicë.