21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

Mjekët menduan se lindi i vdekur, detaje të rënda nga vdekja e foshnjës në Pogradec

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarim të mjekes G. Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort, e më pas ka ndodhur një “mrekulli”.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Maternitetin e Pogradecit, ku policia nisi hetimin ndaj një mjekje, duke e akuzuar se ka neglizhuar trajtimin mjekësor për një foshnje, që për rrjedhojë ka ndërruar jetë në Tiranë.

BalkanWeb zbardh detaje rrëqethëse mbi ngjarjen e rëndë, teksa thekson se foshnja ka lindur 24-javëshe në Maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë është shënuar si abort. Burime bëjnë me dije se ditën e lindjes foshnja nuk ka qarë, ndaj dhe stafi mjekësor i Pogradecit e ka konsideruar të vdekur, duke e vendosur në një kuti.

Kanë qenë familjarët e të porsalindurit, ata që kanë insistuar të shohin foshnjën e tyre dhe kur kanë hyrë te dhoma ku mbahej foshnja, e kanë dëgjuar të qajë.
Pas procedurave, foshnja është dërguar në Tiranë, por edhe pas shërbimit mjekësor, nuk ka mundur të jetojë.

Siç mëson BalkanWeb, babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen, duke pohuar se foshnja u gjet në një kuti.

 

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarim të mjekes G. Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort, e më pas ka ndodhur një “mrekulli”. Ndërkohë, sot dosja është dërguar në Prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

 

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme