Mjeku Jorgji hedh poshtë ”mitin”, tregon mbrojtësin më të madh kundër COVID-19: S’ka më mirë se…

Mjeku pneumolog Ardian Jorgji i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Open tregoi se cili është mbrojtësi dhe luftuesi më i madh i COVID-19.

Ai këshilloi se aktiviteti fizik është shumë i domosdoshëm sikur edhe qëndrimi në karrige e jo shtrirë, sepse qëndrimi në krevat e ndihmon virusin. Nëse në fillim iu kishin thënë se qendrimi sa më gjatë shtrirë dhe pushimi i gjatë do tiu bënin mirë, sipas Jorgjit në fakt kjo do ta bënte më dembel për të reaguar organizmin.

“Nuk ka mbrojtës më të mirë veç aktivitetit fizik, të çlodhet dhe të lodhet prapë. Është qëndrimi në karrige larg qëndrimit në krevat. Fenomenet trompotike bëhen nga qëndrimi në kohë të gjatë shtrirë. Nuk mund t’i jepet një antitrombotik një 25-vjeçari apo një 35-vjeçari që është në gjendje të lëvizë. Po e shikoj që po bëhen si karamele. Jo çdokush merr Kleksan, vetëm nën rekomandimin e mjekut, vetëm kur sjell faktor risku, për persona që nuk mund të lëvizin”, tha ai.

Mjeku foli dhe për mutacionet e Covid,  që sipas tij kanë hyrë në vendin tonë që prej muajit Shtator, ndërkohë që zbuloi dhe shenjat e ndryshme që ato shfaqin te pacientët