Mjeku ndan lajmin e mirë pas studimit në SHBA për COVID-19: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ndan me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19....

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ndan me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19.

Sipas studimit të publikuar nga Alimehmeti, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.

Ai shprehet se nëse e keni kaluar infeksionin nuk duhet të shqetësoheni nga variantet e reja.

🙏 Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.

🇺🇲 Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
👉 gjaku i pacientëve të sëmurë
👉 gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe

👉 gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
✅ Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
🦠 variantin e Ëuhanit
🦠 variantin D614G (klasik)
🦠 variantin Britanik

🦠 variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
👉 Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
👉 Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.foto galeri foto galeri foto galeri