Gjykata e Posaçme shpalli fajtore ish gjyqtaren e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka.
Në vendimin e sotëm, trupi gjykues, kryesuar nga gjyqtari Erion Cela, vendosi të dënojë ish gjyqtaren me 4.6 muaj burg, kërkesë kjo e bërë më herët nga Prokuroria e Posaçme.
Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se vendimi për ish-gjyqtaren pezullohet duke u konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe heqje e të të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.



