Mostar, “kërcim i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

Kërcimi u bë në orën 11:07 me kohën lokale, e cila përkon me 23 vjetorin e 11 korrikut 1995 kur njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç-it okupuan Srebrenicën dhe kryen gjenocidin

 Nga ura historike e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë është organizuar “kërcimi i heshtur” në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kërcimi nga ura u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 23 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës ku të paktën 8.372 civilë boshnjakë u masakruan dhe cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kërcimi u bë në orën 11:07 me kohën lokale, e cila përkon me 23 vjetorin e 11 korrikut 1995 kur njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç-it okupuan Srebrenicën dhe kryen gjenocidin. Shikuesit nuk duartrokitën.

Para kërcimit të anëtarit të Zhytësve të Mostarit, Ermin Sariç, në lumin Neretva u hodhën lule që përfaqësojnë pafajësinë e viktimave të Srebrenicës.

Sariç në deklaratën për AA tha se Srebrenica nuk duhet harruar dhe të gjithë gjeneratat duhet ta kujtojnë këtë. Ai tha se kërcimin e tij ua dedikon viktimave të luftës dhe ushtarëve që kanë humbur jetën në luftë.

Përfaqësuesi i Klubit “Mostari” Sasha Oruçeviç, duke treguar se aktiviteti në fjalë zhvillohet çdo vit, tha se Srebrenica nuk duhet të harrohet dhe një ngjarje e tillë të mos përsëritet në asnjë vend tjetër.