MotoGP, Quartararo fituesi i garës së parë të sezonit

Piloti francez i Petronas Yamaha, Fabio Quartararo fitoi garën dhe arriti fitoren e parë të karrierës

Piloti francez i Petronas Yamaha, Fabio Quartararo ka fituar garën e parë të sezonit për Çmimin e Madh të Spanjës në Kampionatin Botëror të MotoGP 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) hapja e sezonit ishte shtyrë nga muaji mars ndërsa u zhvillua në 25 xhiro në pistën Jerez e gjatë 4.4 kilometra në qytetin Cadiz të Spanjës.

Piloti francez i Petronas Yamaha, Fabio Quartararo me 41.23.796 fitoi garën dhe arriti fitoren e parë të karrierës.

Pas tij u rendit Maverick Vinales nga Monster Energy Yamaha 4.6 sekonda më vonë, Andrea Dovizioso nga Ducait 5.9 sekonda më vonë.

Kampioni i fundit spanjolli, Marc Marquez nga Repsol Honda u bë i fundit pasi në xhiron e 5-të humbi kontrollin dhe doli jashtë pistës. Ai më pas arriti të ngjitet deri në vendin e tretë por me aksidentin në xhiron e 22-të mbeti jashtë garës.

Gara e dytë e sezonit në MotoGP do të zhvillihet përsëri në pistën Jerez më 26 korrik.

– Klasifikimi i pilotëve

1. Fabio Quartararo (Francë): 25 pikë

2. Maverick Vinales (Spanjë): 20 pikë

3. Andrea Dovizioso (Itali): 16 pikë

4. Jack Miller (Australi): 13 pikë

5. Franco Morbidelli (Itali): 11 pikë