Mutacionet e Covid-19 nuk kanë ndihmuar në përhapjen më të shpejtë të virusit

Sipas studimit, virusi nuk ka treguar deri më tani ndonjë kërcënim për efektshmërinë e vaksinësm, por prezantimi i vaksinës mund të ushtrojë presione selektive tek virusi që të ndryshojë, për të shmangur sistemin imunitar njerëzor.

Koronavirusi ka pësuar mutacione ndërkohë që është përhapur në të gjithë botën, por asnjë prej ndryshimeve genetike të vrojtuara deri më tani ndihmojnë në përphapjen më të shpejtë të virusit, sipas shkencëtarëve.  Në një studim të databazës botërore të genomeve  të virusit nga 46,723 njerëz me Covid-19 nga 99 shtete, hulumtuesit identifikuan mbi 12,700 mutacione, apo ndryshime, në SARS-CoV-2.

“Fatmirësisht kemi zbuluar se këto mutacione nuk ndihmojnë në përhapjen më të shpejtë të Covid-19”- tha Lucy van Dorp, profesore tek instituti i genetikës tek Kolegji Universitar i Londrës dhe bashkë-autore. Megjithatë, ajo paralajmëroi se duhen monitoruar mutacionet, tashmë që dalin dhe vaksinat.  Viruset kanë vetinë e mutacionit gjatë kohës, dhe disa viruse si gripi, ndryshojnë shumë më shpesh se të tjerët.  Shumica e mutacioneve janë neutrale, por disa mund të ndihmojnë apo cënojnë virusin dhe të ndryshime të tjera bëjnë vaksinat më pak efektive.  Sipas studimit, virusi nuk ka treguar deri më tani ndonjë kërcënim për efektshmërinë e vaksinësm, por prezantimi i vaksinës mund të ushtrojë presione selektive tek virusi që të ndryshojë, për të shmangur sistemin imunitar njerëzor.