Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit, Bashkim Fino. Ndërsa e cilëson Finon vëlla, kontribues dhe deputet të dashur e të veçantë Balla ka shprehur ngushëllimet e tij.
Gjithashtu Balla shkruan se familja e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur.
POSTIMI:
Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashurNa preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë!
Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.



