Ndahet nga jeta shkrimtari Bardhyl Londo

Shkrimtari Bardhyl Londo është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Londo studioi për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “ Drita.

Londo ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ai ka botuar 8 vëllime me poezi dhe disa romane.

Fituesi i çmimit “Migjeni” në 1989-n, i largonte tekstet e tij nga konkretja, duke mishëruar në vargje momentet dhe përjetimet e tij më emocionuese.