Ndalohet botuesi Henri Çili, Policia rrethon UET, kontrolle të shumta, ç’ndodhi në mesnatë

Prangoset Henri Çili

Mbrëmjen e të enjtes është ndaluar për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës, pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Burimet bëjnë me dije se Çili bashkë me një bashkëpunëtor të tijin, janë ndaluar dhe janë transferuar nën forca të shumta policore drejt qytetit jugor.

Ende s’ka informacione për arsyet e ndalimit, por dyshohet se urdhër-arresti është lëshuar për shkak të një kallëzimi për ndërhyrje tek një gjyqtar për lirimin e një të burgosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Gjithashtu forca të shumta policore kanë bërë rrethimin e Universitetit Evropian të Tiranës, ku janë zhvilluar kontrolle përgjatë natës. Të dhënat janë ende paraprake dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.