Ndërron jetë 18-vjeçari në Fier, shtypet me ‘Rrul’ gjatë punimeve në rrugë

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Një 18-vjeçar në Fier ka ndërruar jetë pasi është shtypur teksa po punonte në Bypassin e Fierit.

Ai është goditur nga një 41-vjeçar i cili po përdorte ‘rrulin’ që ngjesh asfaltin.

Njoftimi:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /Top-Channel