Ndërron jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar

Rikard Ljarja ishte një nga aktorët më të dashur të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i mirënjohur Rikard ljarja.

Artisti i njohur i filmit vuante prej kohesh nga një sëmundje e rëndë, duke dhënë frymën e fundit sonte në shtëpinë e tij në Tiranë.

Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit të tij.  Ndërkohë, familja falenderon stafin mjekësor që u përkujdes për një kohë të gjatë

Rikard Ljarja ishte një nga aktorët më të dashur të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra.

Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar./CNA.al