Foshnja ishte dërguar në spital gjatë javës së kaluar pothuajse pa shenja jete, dhe mjekët nuk kishin mundur të bëjnë asgjë më shumë për të.
Vdekja e foshnjës është bërë publike nga guvernatori i Connecticutit, Ned Lamont, duke mos dhënë detaje tjera për këtë rast shumë të rëndë.
Ai tha se foshnja është viktima më e re në botë e coronavirusit. Bëhet fjalë për një foshnje 6-javëshe nga Hartford që ishte sjellë në spital pa shenja jete.



