Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës: Ishe drita e shtëpisë, do na mungosh shumë!

Humb jetën në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Kreu i qeverisë shfaqet i pikëlluar në dedikimin që ka bërë për nënën e tij. Ai shprehet se ajo ishte drita e shtëpisë dhe se do i mungojë shumë.

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë vetë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili shprehet se e ëma ka qenë për të drita e shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shprehet Rama. 

Postimi i kryeministrit

E ëma e kryeministrit shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitonte betejën me. Ai kreu edhe disa operacione,  por gjithsesi nuk mundi të shpëtonte. Sakaq më datën 4 korrik, në 56-vjetorin e lindjes, kryeministri Edi Rama bëri postimin e fundit me nënën e tij, ku u shfaqën të përqafuar. Ai u shpreh se ajo ishte gruaja që i dha jetën.