Ndërron jetë tek Infektivi një grua shtatzënë

28-vjeçarja po kurohej për Covid-19

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mesditë te Spitali Infektiv. Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte e infektuar me Covid-19.

Raportohet se viktima është 28 vjeçe, e cila fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Burime nga QSUT konfirmojnë për ‘BalkanWeb’, se 28 vjeçarja ishte në muajin e 5 të shtatzënisë dhe nuk arriti të mbijetoje me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën.