Klubi i Futbollit Gjakova 1961 ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme të futbollistit të tyre, Lendrit Fetahaj.
Në një telegram ngushëllimi, klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, shkruan KosovaPress.
Përmes mesazhit të tyre, KF Gjakova i ka shprehur ngushëllime familjes Fetahaj, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Lendritin gjatë jetës dhe karrierës së tij.
Sipas mediave në Kosovë, Lendriti ra nga një lartësi e madhe pasi fillimisht u godit nga një vinç i pakujdesshëm. Dyshohet se krahu i vinçit që mbante materiale e goditi atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë. Si pasojë e plagëve të rënda, ai ndërroi jetë në vendngjarje.


